ICC: Juventus v Tottenham 2-3FT

in #sportstalk5 years ago

IMG_1563725018582.jpg
©JuventusOfficial

Si gjithmonë komentet post ndeshjes së parë së ndeshjes përgatitore janë ato më çuditshmet, por edhe ato më qesharaket. Shihen vetëm gjërat sipërfaqësore dhe jo idetë. Trajneri i ri vjen me ide të reja, nuk është se po veshim një bluzë të re, që edhe pse nuk na bën mund ta shkrutojmë ose ta ngushtojmë dhe çdo gjë është në rregull. Ky është një ndryshim, një proces që kërkon kohën e tij, atë të duhurën. 10 ditë kanë që stërviten dhe ju prisni mrekullira, skuadra akoma nuk është konsoliduar, gjendja fizike është e dobët, këmbët e rënda. Na duhet të logjikojmë me mendje të ftohtë, kini durim!

IMG_1563725202379.jpg

Mbyllet 2-3 per Tottenham edhe pse barazimi mund te kishte qene rezultati me i drejte. Ndeshje shume e merzitshme ne pjesen e pare. Tipike ndeshje e Juves se sezonit te fundit, loje horizontale, topi gjithe kohes ne mbrojtje, asnje rast shenimi. Pjesa e dyte komplet tjeter me hyrjen e Higuain e Rabiot. Higuain duhet mbajtur patjeter. Nuk e kuptoj pse nuk tentojne te largojne Mandzukic qe eshte edhe me i vjeter dhe per me teper, rreth 2 mln euro me pak fiton. Nuk na ndryshon gje.

Sort:  

Congratulations @forzaju! You have completed the following achievement on the Steem blockchain and have been rewarded with new badge(s) :

You published more than 10 posts. Your next target is to reach 20 posts.

You can view your badges on your Steem Board and compare to others on the Steem Ranking
If you no longer want to receive notifications, reply to this comment with the word STOP

Vote for @Steemitboard as a witness to get one more award and increased upvotes!