Alex Sandro: Kur u bashkova me Athletico Paranaense, isha 15 vjeç dhe fitoja 100 dollarë në muaj.

in #sportstalk5 years ago

FB_IMG_1568320855659.jpg

"Klubi më siguronte gjithcka: strehim, ushqim, shkollë, kështu që unë harxhoja 50 dollarë dhe kurseja 50. Fitorja ime e parë falë futbollit ishte kur mblodha 300 dollarë dhe ia dhashë prindërve të mi për të lyer pjesën e përparme të shtëpisë tonë. Mund të kisha blerë ndonjë gjë pa kuptim, por duhej të ndihmoja familjen time.

"Kur kalova nga Santos te Porto u 'rrita' shumë. Kur largohesh nga shtëpia, që unë e bëra në moshën 15 vjecare, fillon të kesh një mendësi tjetër. Ndërsa je akoma në Brazil, nëse ndodh diçka mund të kërkosh mbështetje nga familja juaj, por në një vend tjetër je vetëm. Sigurisht që ke mbështetjen e klubit, por në fund të fundit je vetëm ti dhe ti.

"Gjithmonë më pëlqente të përballesha me lojtarë të fortë, ata që më frikësonin, sepse mund të përqendrohesha më shumë. Një nga lojtarët më të vështirë me të cilët jam përballur është Douglas Costa. Ai është i pamundur të mbahet, nëse e lejon të vrapojë, harroje atë (qesh). Thjesht stërvitja përkrah lojtarëve si Douglas, Cristiano, Cuadrado, Bernardeschi dhe Dybala më përgatit shumë dhe më bën që të kem më shumë besim për t'u përballur me ndeshjet e Champions League për shembull.

"Niveli i organizimit brenda Juventusit është vështirë të shihet kudo tjetër, por është e qartë se presioni për të fituar është gjithmonë i madh. Sigurisht, ne lojtarët duhet t'i përshtatemi mentalitetit të klubit, por ata bëjnë ç'mos për të mirëpritur lojtarët që vijnë nga Brazili, Kolumbia ose ndonjë vend tjetër, duke na ndihmuar me gjithçka, madje edhe me shkollën për fëmijët.

"Për tifozët, që e shohin vetëm nga jashtë, është thjesht futboll, pasion dhe emocion, por prapa gjithçkaje është klubi - dhe kjo vlen për të gjithë klubet TOP në Evropë - është me të vërtetë si një kompani, duke u kujdesur për gjithçka.

"Tifozët shohin vetëm ndeshjen, por ka shumë gjëra që ndodhin deri sa vjen dita e ndeshjes.

“Torino si qytet është pak i vështirë për një brazilian të përshtatet sepse ka më pak mundësi për argëtim. Për të punuar, është qyteti i përsosur sepse nuk ka shpërqendrime. Jeta ime këtu është stërvitje, shtëpi, duke shkuar ndonjëherë në darkë dhe duke vizituar qytete pranë herë pas here në ditët e pushimit. Kush jeton këtu, i di vendet më të mira për t'u argëtuar, por kushdo që vjen si turist mund ta shohë të mërzitshme dhe të mos e shijojë.

"Unë mendoj se historikisht brazilianët nuk qëndrojnë për shumë kohë te Juventus sepse Torino nuk ka të njëjtën tërheqje si qytet ashtu si ka Milanja apo Roma, dhe gjithashtu për shkak të mendësisë së Juves, e cila është mjaft metodike, por ka filluar të hapet vitet e fundit për të pranuar rinovime dhe gjithnjë e më shumë lojtarët e huaj janë në gjendje të ndihen në shtëpi këtu. Nuk ka qenë kështu në të kaluarën dhe mendoj se kjo është arsyeja pse brazilianët kishin një kohë të vështirë për tu përshtatur dhe për të qëndruar për një kohë të gjatë.

“Trajnimi ktu është shumë i vështirë fizikisht. Në çdo skuadër stërvitja është shumë e vështirë, por te Juventus është edhe më shumë. Tre muajt e parë janë goxha të vështirë për çdo lojtar të ri këtu. Kur erdha nga Porto, dy muajt e parë ishin shumë të vështirë, këmbët i kisha të lodhura gjithmonë, vazhdoja u thoja trajnerëve se stërvitja ishte shumë e rëndë për mua, dhe ata më përsërisnin se do mësohesha me të. Kam luftuar çdo ditë, por më pas jam mësuar. Dhe sa herë që një lojtar i ri arrin këtu është kështu, ata ankohen se ne stërvitemi shumë, por pastaj trupi mësohet dhe në fund bëhesh më i të fortë.