Ditë më parë patëm shkruar në faqe që Juventus dhe Jeep janë drejt një akordi të ri ku pritet që të ardhurat që sjell Jeep të rriten nga 17 milionë në 50 milionë euro. Ja pse kjo marrëveshje e re ka shumë rëndësi për Juven. Për momentin, Exor, kompania e familjes që ka më shumë aksione te Juventus(63.77%) pret që klubi ta mbyllë me të kuqe bilancin 2019-2020. Është kjo e dhëna që raportohet në dokumentin e Exor në paragrafin e dedikuar të bilancit të Juves. "Në gjysmën e dytë të 2019, do të mbyllet faza e parë e fushatës së blerjeve 2019/20 dhe sezoni do të hapet në veçanti me fazën e grupeve të Champions League: rezultati i të cilës mund të ndikojë në mënyrë domethënëse në performancën ekonomike për këtë bilanc, që aktualisht duhet të mbyllet me humbje", shkruhet në raportin e Exor. Administratorët e Exor (ku bën pjesë edhe Agnelli), theksojnë se ky parashikim bazohet në të dhënat "aktuale".
Sjellja ekonomike dhe rezultati i bilancit mund të ndikohet pozitivisht edhe nga kontratat e reja të mundshme sponsorizimi që klubi mund të kryejë ose të rinovojë ato që ka, përveç shitjeve të mundshme që do të sillnin një plusvalencë, qoftë këto të kryera në merkaton e janarit ose përpara 30 qershorit 2020. Në këtë mënyrë, rinovimi i kontratës me Jeep mund ta ndihmojë klubin në rritjen e të ardhurave, duke kompensuar kështu koston e skuadrës së regjistruar përpara fushatës së blerjes 2019-20. Sipas të dhënave të marra nga Calcio & Finanza nga fontet financiare, takimet mes FCA (pjesë e Exor) dhe Juventus-it për të diskutuar mbi rinovimin e sponsorizimit kanë qenë shumë efektive. Skadenca natyrale e akordit Jeep-Juventus është 30 qershori 2021. Rinovimi do ta shtynte atë më tej, shto këtu edhe disa milionë më shumë në arkat e klubit.