"Sinqerisht kur u riktheva këtu askush nuk më tha asgjë. Unë jam kthyer për të punuar, për të treguar vkerat që kam. Që nga dita e parë kam dashur të qëndroj te Juventus dhe sot jam shumë i lumtur. Njoh klubin, tifozët, qytetin dhe njerëzit më trajtojnë mirë."
"Numri 21 ka qenë zgjedhja ime. Kur u riktheva këtu numri 9 ishte i lirë dhe vendosa ta ndryshoj sepse 21 është data e lindjes së vajzës sime. Kjo është e vërteta."
"Me Cristiano-n nuk luaja prej vitesh dhe herën e fundit që luanim bashkë Cris ishte shumë i ri. Kam gjetur një lojtar më të kompletuar dhe jam shumë i lumtur që e rigjeta këtu."
"Çdo vit duhet të punoj sepse vjen një sezon i ri dhe ai që kaloi mbetet në të shkuarën. Për mua personalisht ka qenë një vit i ndërlikuar edhe pse fitova Europa League-n. Tani nis një vit i ri, jam shumë i motivuar dhe dua të ndihmoj skuadrën të bëj maksimumin për të fituar diçka."