Pak muaj nga largimi emocionues i Andrea Barzagli-t në Allianz Stadium, ish-mbrojtësi bardhezi është gati të rikthehet te Juventus duke u bërë pjesë e stafit të Sarri-t. Në botimin e sotshëm Tuttosport shkruan se javë më parë Barzagli e kishte refuzuar ofertën e trajnerit toskan që e deshte me vete për të ndihmuar në fazën mbrojtëse. Pas kryerjes së kursit në Coverciano, Andrea është gati të rikthehet në Continassa me shumë entuziazëm dhe të vendosë të gjithë eksperiencën e tij në shërbim të klubit. Pas dëmtimit të Chiellini-t rikthimi i tij do të ishte i nevojshëm si një mentor ideal për të rinjtë de Ligt dhe Demiral. Njoftimi zyrtar mund të vijë pas pauzës së Kombëtareve.